Prokuroria Speciale të martën ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë edhe dy të dyshuar, F.V. dhe K.V., lidhur me dallaveret me naftë, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”.
K.V dhe F.V., janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Shmangia nga tatimi”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas Prokurorisë, K.V. dhe F.V. dyshohen se në bashkëpunim me të pandehurit Faruk e Fariz Mazrek, që konsiderohen si kokat e këtij grupi, kanë kryer kontrabandim të naftës, duke deklaruar importin e sasive të mëdha të naftës në Kosovë për bizneset e tyre, përmes portit “Porto Romano” të Durrësit, ndërsa në të vërtetë në mjetet e tyre transportuese kishte vetëm 20% të sasisë të naftës ndërsa sasinë e mbetur i pandehuri Faruk ua ka shitur në mënyrë të kundërligjshme bizneseve në Shqipëri.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit Faruk Mazrek e Fariz Mazrek me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, kanë vepruar si grup i organizuar, i strukturuar kriminal, në krye të cilit ka qëndruar i pandehuri Faruk Mazrek i cili i ka organizuar dhe drejtuar veprimet e këtij grupi, ashtu që gjatë periudhës kohore disa vjeçare kanë kryer krime të rënda, të Kontrabandimit të mallrave në atë mënyrë që të pandehurit Faruk Mazrek dhe Fariz Mazrek gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike në biznesin e tyre “Po Petrol Fariz” në fshatin Mamush, në bashkëkryerje me pronarët e biznesit “Standard Petrol sh.p.k.” - të pandehurit K.V. dhe F.V., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke filluar nga muaji korrik 2021, vazhdimisht kanë kryer kontrabandimin e mallrave duke deklaruar importin e sasive të mëdha të naftës në Kosovë për bizneset e tyre, përmes portit “Porto Romano” të Durrësit, ku kontrabandimin e ka organizuar i pandehuri Faruk Mazrek ashtu që në të vërtet mjetet e tyre transportuese në Shqipëri janë ngarkuar me vetëm 20 % të sasisë së naftës ndërsa sasinë e mbetur të naftës i pandehuri Faruk ua ka shitur në mënyrë të kundërligjshme bizneseve në Shqipëri, ashtu që vijën kufitare të Kosovës autobotet e kanë kaluar duke shmangur kontrollin doganor në atë mënyrë që brenda tyre dhoma ndarëse me naftë ka qenë e ndarë nga dhomat tjera, të mbushura me ujë”, thuhet në kërkesën që e ka parë KOHA.
Për këtë rast, në një operacion të gjerë më 1 korrik u arrestuan nëntë persona të tjerë.
Edhe
Prokuroria për 9 të arrestuarit: Pastronin para, duke e deklaruar ujin si naftë
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë kryer mashtrim me tatime e derivate si dhe kanë pastruar para të përfituara në mënyrë të paligjshme.
LEXO EDHE: