Në rrugën “Bajram Bahtiri” të Prishtinës, në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për posedim të drogës.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se para orës 19:00 janë arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike. Të dy janë liruar, me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy orë më pas, në këtë rrugë janë arrestuar tre të dyshuar të tjerë pasi edhe atyre u është gjetur marihuanë, dy mullinj për marihuanë dhe dy thika. Edhe këta janë liruar me urdhër të prokurorit, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.