Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar në Deçan për grabitje të armatosur

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer një grabitje të armatosur më 22 janar, 2019, në rrugën “Luan Haradianj” në Deçan.

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, në një njoftim për media, ka theksuar se sot ka kryer bastisje në një banesë që gjendet në Fushë Kosovë dhe pas arrestimit të të dyshuarve është gjetur edhe një sasi e narkotikëve dhe një pajisje për bluarjen e marihuanë.

Nga pesë të arrestuarit, 2 janë liruar, ndërsa tre tjerët janë ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Artikuj të ngjashëm