Dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.
E katër prej viktimave janë gra, transmeton KOHA.
Policia e Kosovës bën të ditur se dhunë familjare ka pasur në Fushë Kosovë, Podujevë, Lipjan, Gjilan dhe Prizren.
Në Fushë Kosovë, më 14 gusht, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Ajo nuk ka pranuar të marrë trajtim mjekësor, derisa Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
Edhe
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
Gjithashtu një grua në Podujevë, më 14 gusht, është sulmuar fizikisht nga një burrë.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thotë PK.
E edhe në Lipjan një grua është sulmuar nga një burrë fizikisht, më 14 gusht.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse në Gjilan, po në të njëjtën datë, një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë pas një mosmarrëveshje.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Edhe
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit
Derisa dje në Prizren raportohet se një burrë e një grua janë rrahur mes veti pas një mosmarrëveshje.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK.