Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë makina përfshihen në aksidentin zinxhiror në autostradën Tiranë - Durrës

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në autostradën Tiranë -Durrës, pranë Maminasit.

Mësohet se 5 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti, por vetëm dëme materiale, raporton shqip. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.