Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Personi që u hodh në Lumëbardh është pacient i neuropsikiatrisë

Personi i cili kishte kërcyer në Lumbëbardh gjatë ditës së sotme rreth orës 14:45 ka qenë pacient në neuropsikiatri në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha, i cili gjithashtu ka treguar se personi në fjalë ishte marrë nga familjarët e tij për një shëtitje.

Me këtë rast, ai ka ikur nga ata dhe është hedhur në lumë.

Berisha gjithashtu ka treguar se ai nuk ka marrë lëndime të rënda.

 

http://www.koha.net/kronike/15535/bie-nje-person-nga-nje-lartesi-prej-5-metrash-ne-lumebardh/