Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi të vetëvritej në lumë, policia e shpëton një person në Prizren

Një person, i cili kishte tentuar të vetëvritej në lumin e Prizrenit të shtunën, është shpëtuar nga Policia.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësit policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në lum është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrit ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas trajtimit mjekësor, viktima është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për tretman të mëtutjeshëm, pasi thuhet se kishte probleme psikike.