Dramë e vërtetë ka ndodhur në fshatin Koliçan i Poshtëm (i banuar me shqiptarë) afër Shkupit.
Dje rreth orës 17 e 35 minuta policë nga stacioni policor Draçevë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me qëllim të ndalimit të dy kamionëve të ngarkuar me drunj, janë sulmuar nga disa persona, banorë të fshatit Koliçan, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në atë moment, meqë është rrezikuar siguria e tyre, policët kanë shtënë nga një plumb në ajër në formë paralajmërimi, shkruan Gazeta Lajm, dhe kanë arritur të largohen nga turma e grumbulluar.
Policët me veturë të ndihmës së shpejtë janë transferuar në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore dhe u janë konstatuar lëndime trupore.
-
Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë
-
Katër policë të lënduar në Podujevë, tre persona arrestohen për vrasje në tentativë
-
Policia i quan dezinformata raportimet se një grup shqiptarësh sulmoi policinë serbe
-
Konflikti në komunikacion përfundon me të shtëna, plagoset një burrë në Fushë-Kosovë
-
Një person tenton ta godasë veturën e policisë me kamion dhe arratiset