Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përplasen dy kamionë te rrethi i Çagllavicës

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht te rrethi i Çagllavicës.

Dy kamionë janë të përfshirë në aksident.

Nga fotot e siguruara nga KOHA shihet se njëri kamion është përplasur me pjesën e pasme të kamionit tjetër dhe është rrotulluar.

Në vendin e ngjarjes janë ekipet e ndihmës.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, i ka thënë Kohës Policia e Kosovës.

{gallery}