Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përpjekje për vjedhje në Prishtinë

Ka dështuar për shkak të alarmit një vjedhje në një zyre marketingu në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Koha.net ka siguruar pamje nga kamera e sigurisë në këtë zyrë, me ç’rast shihen dy persona teksa futen brenda, por për pak sekonda largohen nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se ata nuk kanë arritur të vjedhin asgjë dhe se ishin larguar shpejt për shkak të aktivizimit të alarmit.

Prishtina së fundmi është bërë cak i shumë vjedhjeve. Rasti i fundit ishte grabitja në bankën TEB në qendër të Prishtinës, të hënën në mëngjes.

Artikuj të ngjashëm