Policia e Sarandës ditën e sotme ka bërë të ditur se, ka arrestuar 2 persona, të cilët dyshohet se, kanë hapur portën e kanalit ujitës dhe për pasojë është përmbytur hidrocentrali “Bistrica 2”, i cili momentalisht është jashtë funksionit.
Njoftimi i Policisë:
“Policia ka arrestuar shtetasit V. R., 51 vjeç, banues në Finiq dhe N. R., 66 vjeç, banues në Delvinë, pasi:
Më datë 03.07.2019, në vendin e quajtur “Mesopotam i Sipërm” Finiq, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë hapur portën e kanalit ujitës duke përmbytur kështu Hidrocentralin “Bistrica 2”.
Si rrjedhojë, momentalisht ky Hidrocentral është jashtë funksionit.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje“, bën me dije policia në komunikatën e saj./abcnews.al
-
Arrestohen 2 persona dhe bastisen shtëpi të protestuesve kundër hidrocentraleve në Shtërpcë
-
Arrestohet një i dyshuar për shpërthim në oborrin e një shtëpie në Deçan
-
Gati një vit nga sulmi në Ibër Lepenc, por pa aktakuzë
-
I mundësuan një personi të marrë dokumente me identitete të rreme, arrestohen dy zyrtarë në Obiliq
-
Arrestohen dy persona që po tentonin të bllokonin objektin e Komunës në Zveçan