Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje pas finales Trepça-Prishtina, lëndohen tre policë

Tre zyrtarë të Policisë janë lënduar nga përleshja mes tifozëve të Prishtinës dhe të Trepçës në Rahovec, pas ndeshjes finale në basketboll.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i tha KOHËS të dielën mbrëma se policët u lënduan pas goditjes me gurë, ndërsa janë arrestuar dy persona. Për ta qetësuar situatën, Graishta tha se është përdorur sprej, ndërsa me gurë janë qëlluar edhe disa autobusë të ekipit mitrovicas.

“Policia konfirmon se tre policë kanë marrë lëndime pasi janë goditur me gurë, pas përleshjes mes tifozëve. Me gurë janë goditur edhe disa autobusë, ndërsa Policia ka përdorur sprej. Dy të arrestuar”, tha ai.

Trepça fitoi finalen të dielën.