Një përleshje mes fqinjëve ka ndodhur pasditen e së dielës në Fushë Kosovë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net se, sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për përleshje fizike për arsye të parkingut.
“Me datë 09.02.2020 rreth orës 17:20 policia ka pranuar informatën se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një përleshje ndërmjet fqinjëve. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve fillestare bëhet fjale për përleshje fizike mes fqinjëve për arsye të parkingut të veturave”, ka thënë ai duke mos dhënë detaje të tjera për rastin.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëveshjeje në trafik
-
Katër persona përleshen pas mosmarrëveshjes për trafik në Fushë-Kosovë
-
Në Fushë-Kosovë arrestohen 4 persona pasi u rrahën për parking
-
Plagosje në Fushë-Kosovë
-
Rrahje për parking në Fushë-Kosovë, njëri përfundon për spital e tjetri në arrati