Një përleshje me thika ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë në rrugën “Rexhep Luci”. Një person ka mbetur i lënduar.
EkonomiaOnline ka realizuar një video ku në vendin e ngjarjes është parë edhe Policia e Kosovës, derisa shihen disa persona duke u sulmuar me thika. Policia madje ka përdorur edhe sprej ndaj të dyshuarve.
Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha tha për KOHËN se janë ndërmarrë veprimet për ta sqaruar incidentin.
“Policia ka pranuar informatën për një rrahje në rrugën Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në raport.
Përleshje me thika në Prishtinë, një person lëndohet rëndë from Ekonomia Online on Vimeo.
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
Plagoset një person në Prishtinë