Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje fizike në Fushë Kosovë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pas një përleshjeje fizike.

Sipas njoftimit një person është sulmuar fizikisht duke u goditur me gyp metalik dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje ka ndodhur edhe një rrahje duke u involvuar edhe dy te dyshuar tjerë meshkuj K/Shqiptar (djemtë e njërit prej të dyshuarve). që kanë pasur mosmarrëveshje. Viktima është sulmuar fizikisht duke u goditur nga i dyshuari me një gyp metalik dhe ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari i ka dëmtuar edhe derën e automjetit. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.