Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshen dy të mitur në Prishtinë, iniciohet “vrasje në tentativë”

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të mitur në fshatin Slivovë të Prishtinës, me dyshimin se janë përleshur mes vete duke përdorur brisk dhe boks hekuri.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30, ku si pasojë, kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas janë trajtuar. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.