Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Një lokal në rrugën “Edit Durham” në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.

Siç konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, nuk raportohet për të lënduar.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

“Rreth orës 09:00 është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Edit Durham’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.