Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Pejë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një banesë kolektive në Pejë është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:40 te sheshi i Heronjve, transmeton Koha.net. Përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar.

“Raportohet se është përfshi nga zjarri një banesë kolektive. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thotë PK.