Një person është lënduar pasi një banesë është përfshirë nga zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, person i lënduar është duke marrë tretman mjekësor, ndërkaq nuk bëhet e ditur se cilat kanë qenë arsyet e shkaktimi të zjarrit.
“Sot me datën 10.05.2020 rreth orës 17:05 kemi pranuar informatë se në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një banesë është duke u djegur. Njësitë policore menjëherë iu kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informative të para një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë njoftuar të dalin edhe njësit tjera emergjente dhe të zjarrfikëseve”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
Zjarr në një banesë në “Bregun e Diellit”, një person pranon tretman mjekësor
-
Një i lënduar si pasojë e zjarrit në një lokal në kryeqytet
-
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar
-
Përfshihet nga zjarri një objekt banesor në Prishtinë