Janë përfshirë nga zjarri dy shtëpi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Koha.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 derisa shton se nuk ka të lënduar.
{gallery}
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një rast zjarri në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit. Nga zjarri janë përfshirë dy shtëpi, nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve ndërkohë që njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti për Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
Digjet një shtëpi në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet
-
Përfshihen nga zjarri dy objekte në Prishtinë
-
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar
-
Dy të plagosur brenda një dyqani në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë