Dyshohet se tre persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu tri shtëpi në qytetin e Beratit. Zjarri thuhet se shpërtheu gjatë natës së hënë ku J.V, R.S dhe P.N dyshohet se vdiqën brenda shtëpive të bllokuar.
Të afërmit treguan për Topchannel se si kuptuan ngjarjen.
“Në orën 12:50 kuptuam. Këtu gjetëm flakë dhe thuhet se kanë vdekur tre persona. S’di t’i them rrethanat, ata kishin një rezistencë që gatuanin dhe mos ndoshta ishte ajo”, ka deklaruar njëri nga familjarët.
Ende nuk është dhënë ndonjë njoftim policor në lidhje me ngjarjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një zjarri në Budapest
-
Pesë të vdekur në Turqi nga zjarret
-
Shpërthim në Nebraska të SHBA-së, dyshohet për viktima të shumta
-
Tre persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e zjarrit në Colorado
-
Shkon në 36 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong