Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përdoren edhe mjete të forta druri në rrahje, katër të arrestuar

Katër burra janë arrestuar të dielën në mesditë në Podujevë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës të publikuar të hënën, dyshohet se katër të arrestuarit kanë marrë pjesë në një rrahje lidhur me një kontest pronësor. Në rrahje është përfshirë edhe viktima, grua kosovare, ka njoftuar policia.

“Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore, pasi gjatë rrahjes kanë përdorur edhe mjete të forta druri. Të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raporton 24-orësh.

Për pjesëmarrje në rrahje në Prishtinë të dielën pasdite janë arrestuar tetë burra kosovarë. Të gjithë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Janë dërguar në mbajtje.