Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për vjedhje i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor për një muaj

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale Sh.Th. nga Llaposhniku – Komuna e Drenasit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje, i dyshuari, ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 parag.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, edhe veprës penale sulm nga neni 187 para.1 i KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 12.11.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 12.12.2018, transmeton Koha.net.

“Sepse me datën 12.11.2018 rreth orës 13:30 minuta në Prizren në dalje të parë të autostradës saktësisht te një pompë e derivateve, të dyshuarit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshme për vete apo për personin tjetër në bashkëpunim në mes veti në veturën e të dëmtuarës me iniciale I.S. , pasi e shfrytëzojnë momentin e duhur arrin që të vjedhin nga xhepi i jaknes portofolin, pronë e të dëmtuarës me iniciale I.S. me ç‘rast të dëmtuarës i shkaktojnë dëme materiale”, thuhet në komunikatë.

Në ditën dhe orën e njëjtë i pandehuri me iniciale Sh. Th. pasi e sheh se e dëmtuara e kishte kuptuar qëllimin e tyre për vjedhje i drejtohet me fjalë fyese të dëmtuarës dhe në momentin që e dëmtuara hynë në veturën e saj i pandehuri me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarës duke e goditur me ç’rast nuk i shkakton lëndime trupore.