Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale R.A. nga Prizreni.
Kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘grabitja ‘.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 11.06.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 10.07.2019.
“Sepse me datën 07.06.2019, rreth orës 23:40 minuta, së bashku me të miturit me iniciale D.B.; A.T. ; S.H., pas marrëveshjes paraprake, përmes të miturës me iniciale S.H. e joshin dhe e fusin në një garazhe të një shtëpie në Prizren të dëmtuarin me iniciale B.B., të cilin e sulmojnë fizikisht dhe pastaj ia marrin nga xhepi 880 euro, një palë dëgjuese të telefonit dhe ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
Një muaj paraburgim të miturve për grabitje në Prizren
-
Prizren, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm dhe dëmtim të pasurisë
-
Një muaj paraburgim personit që vodhi 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren
-
Paraburgim për të dyshuarin që kreu vjedhje në Prizren
-
Paraburgosen të miturit që grabitën një person nën kërcënimin e thikës