Gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti në Stacionin e Policisë në Ferizaj janë regjistruar 54 raste të dhunës në familje, ndërkaq në total janë të përfshirë gjithsejtë 106 persona, ku përshihen ankuesit, viktimat dhe të dyshuarit.
Kryesisht viktima të dhunës vazhdon të jetë gjinia femërore, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë shkak, Komuna e Ferizajt ka planifikuar që gjatë muajit tetor dhe nëntor ta nisë një fushatë vetëdijesuese dhe sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje.
Ky institucion tashmë ka të përzgjedhur edhe anëtarët e një mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje.
Kryetari i këtij mekanizmi, Naim Ferati, njëherësh nënkryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se tashmë kanë formuar ekipin për ta nisur një fushatë sensibilizuese kundër dhunës në familje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Tetë raste dhune familjare gjatë tetorit në Ferizaj
-
Prokuroria e Ferizajt në vitin 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje, 214 viktima gra e 61 burra
-
Tri raste të dhunës në familje raportohen javën e parë të janarit në Ferizaj
-
Pesë të arrestuar në rajonin e Ferizajt për dhunë në familje
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për një javë në Ferizaj