Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit korrik lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët.
Sipas njoftimit të Ministrisë për këto incidente janë hapur 55 raste, janë konfiskuar 46 armë, 472 municione, janë arrestuar 42 persona dhe është raportuar se një person është plagosur.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.
Gjithashtu qytetarëve u bëhet thirrje që t’i raportojnë këto raste në Polici.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëm gjatë vikendit u arrestuan 14 persona për përdorim të armëve pa leje në ahengje
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Për 10 ditë konfiskohen 11 armë zjarri të përdorura nëpër festa familjare
-
Tre të arrestuar pas të shtënave në një aheng në Pejë
-
Për një javë në Prishtinë u konfiskuan 19 armë zjarri