Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për shkak të borxhit tentuan t’ia heqin çatinë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Sigë të Pejës për shkak të një rasti të evidentuar si sulm.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e kanë kanosur dhe kanë tentuar që të bëjnë çmontimin e çatisë së shtëpisë së viktimës, mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.