Pejë, 18 janar - Gjykata Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykiminb dënues ndaj të pandehurit Sh.H.
Të pandehurin Sh.H, Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me në dy (2) vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Atij i është shqiptuar edhe dënimi konfiskimi i mjetit me të cilin e ka kryer veprën penale dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro si dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.
Të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
I pandehuri Sh.H shpall fajtor për shkak se:
Me datë 26.08.2018, në ora 17:00, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna Deçan, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin K.B, në atë mënyrë që për shkak të disa problemeve të mëhershme familjare, që i kanë pasur mes vete, ditën kritike i shkon te shtëpia të dëmtuarit, ku përleshet me të fizikisht. Përdoren edhe armë të ftohta. I pandehuri pasi e plagos me thikë, ikë nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima dërgohet për kurim në spital.
I pandehuri kështu ka kryer veprën penale vrasje në tentative.