Polica e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal së bashku me njësitet sektoriale të stacionit policor të Gjilanit nga data 03 Korrik 2017 deri më 31 korrik 2017 janë në zbatim të Plani Operativ “Drejtuesit e motoçikletave”.
Aktivitetet policore të ndërmarra në kuadër të këtij plani ku gjatë muajve të verës kur dukshëm shtohet numri i motoçikletave që frekuentojnë nëpër rrugë kanë për qëllim preventimin e aksidenteve të trafikut të shkaktuara nga këto mjetet.
Gjatë periudhës kohore nga 03 e deri me 09 korrik 2017 janë tërhequr gjithsej 70 motoçikleta (prej tyre 67 pa regjistrim, 1 pa patentë shofer dhe 2 pa doganë).
Motoçikletat e pa regjistruara u kthehen pronarëve me rastin e dëshmisë për sigurimin e të njëjtëve, ndërsa motoçikletat e pa doganuara dorëzohen në Pikën Kufitare “Dheu i Bardhë” për procedurë të mëtejme.
Tiketat e shqiptuara për drejtuesit e motoçikletave:
Edhe
Për 18 ditë u sekuestruan 73 motoçikleta në Prishtinë
Pa regjistrim: 67 tiketa
Pa patentë shofer: 01
Pa doganë: 02
Pa helmetë: 13
Edhe
Policia me plan operativ për të vënë nën kontroll motoçiklistët
-----------------------------------------
Total tiketa: 83