Policia e Kosovës ka dal me plan operativ për rritjen e sigurisë në trafik, e fokus të veçantë do të ketë ngasësit e motoçikletave.
Sipas një njoftimit të Policisë në Facebook, vetëm sot deri në orën 15:00 janë shqiptuar 129 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme.
“Janë konfiskuar - shkyçur nga komunikacioni 9 skuterë; masë administrative ndaj 6 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer; masë administrative ndaj 1 ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse; masë administrative ndaj 3 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim. Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me përmirësimin e motit, rrugëve të vendit shtohen motoçikletat, gjë që edhe rrisin rrezikun për aksidente.