Polica e Kosovës ka njoftuar se nga data 5 deri më 12 prill ka organizuar një operacion për ndëshkimin dhe largimin nga qarkullimi veturat e paregjistruara.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar gjithsejtë 332 gjoba për kundërvajtje sa i përket drejtimit të mjetit të paregjistruar, kurse 169 mjete janë larguar nga trafiku rrugor si dhe janë konfiskuar 47 palë targa.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që me rastin e daljes në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fushën e trafikut rrugor, në të kundërtën PK-ja në vazhdimësi do të veprojë në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla.
"Prandaj, në këtë fushë kërkohet një përkushtim, bashkëpunim dhe vigjilencë nga të gjithë ne, sepse secili mund të japë kontributin e tij në krijimin e një sigurie më të madhe në trafikun rrugor në vendin tonë", thuhet në njoftimin e policisë.
-
Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara
-
Rreth dy mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda një dite
-
Policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba për një muaj me Ligjin e ri për trafikun
-
Policia shqipton 235 gjoba ndaj mjeteve transportuese për kundërvajtje
-
Shqiptohen 312 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID