Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se nga 3 prilli deri më 3 maj të këtij viti ka shqiptuar 36.427 gjoba me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor.
“Me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës gjatë muajit të parë të implementimit të ligjit të ri të trafikut ka ndërmarrë fushata për vetëdijesimin dhe sensibilizimit e qytetarëve në respektim të rregullave dhe kontributit të përbashkët për parandalimin e aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut.
“…sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.
Nga këto gjoba, 27.003 janë shqiptuar për tejkalim shpejtësie, 4.548 për mosvendosje të rripit të sigurisë, 2.659 për përdorim të telefonit dhe të tjera.
Edhe
Rreth dy mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda një dite
Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 639 mjete të paregjistruara, mes tyre: 511 vetura, 11 kamionë, 100 motoçikleta dhe 5 trotinetë elektrikë.
Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor ka hyrë në fuqi nga prilli i këtij viti.

-
Për një javë në Prishtinë u shqiptuan 826 gjoba për shkelje në trafik të evidentuara nga pajisjet inteligjente
-
Mbi 31.000 masa ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor për dy muaj
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete
-
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi