Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pengoi personin zyrtar, pasi arrestohet lihet në procedurë të rregullt

Në fshatin Shtupel të Klinë dje është arrestuar një mashkull, shtetas i Kosovës me kombësi shqiptare. Ai, sipas raportit të Policisë së Kosovës, kishte penguar dhe i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë detyrës. Njëri zyrtar i PK-së ka pësuar lëndime trupore dhe, sipas raportit është detyruar të marrë tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.