Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pejanit i kërkohen 9,000 euro se shfrytëzoi një veturë që dyshohet të jetë e vjedhur

Kosovarja kapet duke vozitur me patentë shofer austriak që dyshohet se është i falsifikuar

Një burrë nga Peja ka raportuar në Polici se dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kërkuar 9,000 euro, pasi ua kishte marrë një veturë në shfrytëzim, e cila më vonë ishte konfiskuar në Shqipëri, nën dyshimin se ishte e vjedhur.

Policia i ka arrestuar dy të dyshuarit, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, i kanë kërkuar një shumë parash prej 9000€, pasi që viktima në vitin 2021 u kishte marr një veturë në shfrytëzim, e cila u ishte konfiskuar nga policia e shtetit të Shqipërisë, pasi që ajo veturë dyshohet se ishte raportuar si e vjedhur. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.