Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një burrë nga Peja, pasi që ka deklaruar se veturën që e kishte marrë me qira, ia kanë marrë shokët dhe nuk e di për vendndodhjen e saj.
Sipas njoftimit, rasti po vazhdon të hetohet.
“Me 18.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që veturën me targa vendore të cilën e kishte marrë me qira nga viktima, i dyshuari thotë se ia kanë marr shokët dhe nuk din për vend ndodhjen e veturës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Shiti veturën që e mori me qira, arrestohet burri në Prishtinë
-
Arrestohet burri që mori veturën me qira dhe ia dha dikujt tjetër për 3,000 euro
-
Pejanit i kërkohen 9,000 euro se shfrytëzoi një veturë që dyshohet të jetë e vjedhur
-
Qytetari i Klinës merr veturë me qira dhe e shet, arrestohet
-
Merren dy vetura me qira në Lipjan dhe nuk kthehen më