Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pejani publikon video duke shtënë me pistoletë, shoqërohet në Polici

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar një të dyshuar në fshatin Leshane të Pejës, pasi që ka publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me pistoletë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është liruar pas intervistimit.

“Është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një rrjet social ka publikuar një video duke shtënë me pistoletë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.