Një person është arrestuar në Pejë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke lëvizur me veturë, gjuan me armë nga dritarja.
“Njësiti policor ka arritur ta ndalojë veturën dhe nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me gas të kalibrit 9 mm dhe një karikatorë të zbrazët si dhe ne vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm