Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në Pejë, Policia e ndjek pas të dyshuarin

arrestim

FOTO: Ilustrim

Mëngjesin e së premtes dikush ka shtënë me armë në drejtim të një veture në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Policia menjëherë ka dalë aty dhe ka parë një veturë tjetër që po largohej dhe iu ka vënë pas. Policët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, nga patrulla Policore ёshtё vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, tё cilës iu ёshtё vёnё pas patrulla policore, dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar: D.F. i lindur me 1992 mashkull/Kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar, pëveç dëmeve që i dyshuari i ka shkaktuar veturës.

Policia ka gjetur armën e përdorur në rast, karikatorin, tetë gëzhoja.

I dyshuari është në mbajtje për 48 orë.