Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pastruesi në burgun e Dubravës kapet me substanca narkotike

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes, një pastrues në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është kapur me substanca të dyshuara narkotike në rrobat e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit sot.

“Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L i punësuar pastrues në QK Dubravë, kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike. Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore”, njoftohet nga SHKK-ja.