Policia e Kosovës ka arrestuar një grup të personave të dyshuar për “Blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ky arrestim, sipas njoftimit nga policia, ka ardhur pas një hetimi tremujor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë.
Sipas policisë, njësit antidrogë kishte planifikuar arrestimin e të dyshuarve më 27 tetor. Rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka ndalur veturën me targa vendore ku ishin katër persona:
F.R. viti i lindjes 1990 m/k/sh,
A.H. viti i lindjes 1989 m/k/sh,
Edhe
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
K.B. viti i lindjes 1998 m/sh/sh
A.I. viti i lindjes 1998 m/k/sh.
Te ta janë gjetur dy qese marihuanë 3.3 gramë dhe një shufër metalike. Tek i dyshuari F.R. janë gjetur pesë qese të dyshuar si marihuanë në vlerë 7.4 gramë dhe 50 euro të gatshme. Tek A.H. janë gjetur dymbëdhjetë qese marihuanë në vlerë 17.6 gramë dhe para të gatshme 70 euro. Tek K.B. u gjetën 200 euro para të gatshme të gjitha nga 5 euro, për të cilat policia dyshon të jenë fituar nga shitjet e narkotikëve.
Më pas është bërë kontrollimi i shtëpisë të të dyshuarit F.R. dhe në banesën e të tjerëve ku janë gjetur 14 paketime marihuanë me peshë 718.1 gramë, një paketim 1kilogramë, një tjetër gjysmëkilogrami dhe 153 qese të vogla me marihuanë me peshë prej 234.8 gramësh, dy peshore elektronike dhe rreth 200 qese të zbrazura, sikur ato të cilat janë paketuar narkotikët për shitje, pasaporta e të dyshuarit shtetas i Shqipërisë dhe një fletore me shënime për shitje të drogës. Të gjitha këto dhe vetura e të dyshuarave janë konfiskuar.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, me vendim te prokurorit të krimeve të renda, ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Po ashtu, nga njësia e njëjtë policore, më 26.10.2018, pas marrjes së lejes nga organet e drejtësisë, është kontrolluar banesa në Prishtinë e të dyshuarit B.M. viti i lindjes 1975. Aty janë gjetur dhe konfiskuar 110.1 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë heroinë dhe rreth 9 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Edhe
U kapën duke i përgatitur qeset me marihuanë për shitje, arrestohen
I dyshuari, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
{gallery}