Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandës nga Serbia.
Policia ka thënë se të mërkurën është vërejtur duke lëvizur një traktor me rimorkio të improvizuar nga fshati Tërnoc i Bujanocit përmes rrugëve malore që lidhen me fshatin Hodonc në Kamenicë.
Pas ndalimit të rimorkios i janë gjetur 330 mbledhës të ujit dhe 36 rezervuar uji për guacë të banjos.
“Pas ndalimit nga njësitë kompetente policore, në mjetin e lartcekur është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar me iniciale L.I. ku gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument përkatës, e që janë si në vijim: 330 sifona (mbledhëse uji) dhe 36 fontana (rezervuar uji ) për guacë të banjos. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë në Zubin-Potok
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro
-
Kontrabandim me mallra dhe falsifikim dokumenti në Svircë të Kamenicës