Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra nga Serbia

Në dy raste të ndara, Policia dhe Dogana e Kosovës, kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave nga Serbia. Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, dy rastet e së hënës, kanë ndodhur njëra në zonën e Kamenicës dhe tjetra në rrugën Stublinë-Dobërqan.

Në rastin e parë, një veturë-furgon e tipit “Mecedes” është ndaluar pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territor të Kosovës. Vetura e drejtuar nga shtetasi kosovar R.M. 1998, ishte me targa vendore. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur të ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Në rastin e dytë, është kapur shtetasi i Serbisë, F.M., të cilit në veturë i është gjetur mall në vlerë prej rreth 20 mijë eurosh. Siç shkruan Policia, vetura me targa serbe teksa po qarkullonte në rrugën Stublinë-Dobërqan, duke tentuar t’i shmangej kontrollit të Policisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Lidhur me rastet të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kujdestar, malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla”, thuhet në njoftim të Policisë të martën.

{gallery}