Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar një muaj paraburgim kundër të pandehurës M.R. për shkak se dyshohet se ka kryer trafikim me njerëz.
E njëjta dyshohet se më 6 janar 2021, në fshatin Jezercë, përkatësisht në disa vila të këtij fshati, e ka shfrytëzuar një të mitur me qëllim të prostitucionit.
“Ku pasi ka arritur marrëveshje me personin N.M. pronar i një kafiterie, në të cilën kafiteri ka punuar një kohë edhe e pandehura me të dëmtuarën, ku ka keqpërdorë në vazhdimësi pozitën e ndjeshme të viktimës të miturës, pas arritjes së kësaj marrëveshje N.M. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur me pagesë, duke i paguar të pandehurës vlerën prej 40 € për këtë marrëdhënie seksuale, e po ashtu të njëjtën e ka mbajtur nën kontroll dhe duke e shfrytëzuar për qëllime seksuale, duke siguruar persona të ndryshëm që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të , në këmbim të parave , e të cilat para më pas i merr për vete”, thuhet në njoftim.
Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk është dëgjuar para prokurorit të shtetit e mitura, gjithashtu nuk janë dëgjuar as edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm, të cilët janë përmendur edhe nga e pandehura dhe e dëmtuara.
“Gjithashtu nuk është dëgjuar para prokurorit të shtetit as e pandehura, andaj mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet në liri mund të ndikoj tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në të dëmtuarën e mitur”, thuhet tutje në njoftim.
-
Një muaj paraburgim për sulm seksual ndaj një të miture
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për prostitucion me të mitura në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarve për trafikim me njerëz në Shtime
-
Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për mundësim të prostitucionit
-
Kërkohet paraburgim për “dhunim”, i dyshuari dhe viktima të mitur