Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh të pandehurit Z.H., që dyshohet se ka kryer veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit”.
Sipas njoftimit, i pandehuri, me qëllim të rregullimit të nënshtetësisë, ia ka marrë personit tjetër, A.R., 10.000 euro, që t'ia dorëzonte zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Viti, për lëshim të ekstraktit dhe certifikatës së lindjes.
Nëpërmjet këtij veprimi, Gjykata tha se është tentuar që i pandehuri A.R., të pajisej kundërligjshëm me letërnjoftim të Kosovës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, gjithashtu duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.
-
Arrestohet i dënuari me dy vjet burgim për dhënie ryshfeti në Gjilan
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për marrje ryshfeti
-
10 mijë euro për të marrë kundërligjshëm shtetësinë e Kosovës, arrestohen dy persona
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për ryshfet në rastin “Brezovica”
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare