Dy persona janë arrestuar të enjten në Gjilan nën dyshimet për veprat “dhënie ryshfeti” dhe “keqpërdorim të detyrës”, pasi njëri nga ta pagoi për të marrë kundërligjshëm shtetësinë e Kosovës, e tjetri i ndihmoi në këtë procedurë.
Sipas njoftimit nga Policia, A.R., i lindur më 1978, shtetas i Maqedonisë së Veriut “në këmbim të regjistrimit të tij si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë, kishte paguar shumën prej 10000,00 (dhjetë mijë euro) përmes një të dyshuari tjetër i cili ndodhet në kërkim policor, me qëllim të regjistrimit të tij në sistemin elektronik të gjendjes civile, duke u pajisur kështu me dokumente personale si: certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim nga ana e të dyshuarit mashkull kosovar me inicialet M. D. viti i lindjes 1962”.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar. Ndaj të parit është iniciuar rasti i “dhënies së ryshfetit” dhe i është sekuestruar letërnjoftimi i Kosovës dhe i është anuluar regjistrimi nga Drejtoria e Administratës/Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Vitisë.
Ndërsa ndaj tjetrit është iniciuar rasti për “keqpërdorim të detyrës”.
Të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Paraburgim të pandehurit për përfshirje në dhënie të ryshfetit
-
Pajisja e kundërligjshme me shtetësi kosovare të një shtetasi maqedonas, arrestohet i dyshuari i tretë
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare