Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.A. me dyshimin e bazuar se i pandehuri ka ndihmuar të iknin për në Prishtinë dy të pandehurit që tentuan më 15 nëntor të vidhnin një argjendari në Prizren duke plagosur pronarin dhe të birin e tij.
A.A. dërgoi në Prishtinë Leotrim Latifin dhe Ibrahim Qadrakun. Të dy këta janë arrestuar nga Policia e Kosovës më pas.
A.A. i është shqiptuar masa e paraburgimit që ka hyrë në fuqi nga 20 nëntori, në ditën e arrestimit të tij.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: Me dashje ndihmon personat e tjerë për kryerjen e veprave penale, duke i ‘u dhënë këshilla ose udhëzime, e pastaj duke i ‘u premtuar se do t ‘i fshehë provat e kryerjes së veprës penale, kurse më datën 15 nëntor, në orët e vona shkon me veturë dhe i merr të pandehurit L.L., dhe I.Q., (të cilët paraprakisht dyshohen që të maskuar e të armatosur kishin kryer grabitjet dhe veprat tjera), të njëjtit i pandehuri A.A., i dërgon në Prishtinë”, thuhet nga Gjykata e Prizrenit.
-
Gjykata s’e pa rrezikun e lënies në liri të një recidivisti, ai plagosi dy persona
-
Një muaj paraburgim prizrenasit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje
-
Një muaj paraburgim dyshuarve për vjedhjen në një argjendari në Kaçanik
-
Paraburgim ndaj avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për “ushtrim ndikimi”
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhjen në argjendari në Prizren