Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për të dyshuarin që bashkëjetoi me një të mitur

Paraburgim

Një muaj paraburgim i është caktuar L.B. për shkak të dyshimit se ka bashkëjetuar me një të mitur dhe i ka shkaktuar asaj lëndime trupore.

Sipas njoftimit, në periudhën kohore nga janari i vitit 2021, e deri më 07 qershor, i pandehuri i moshës madhore ka bashkëjetuar në një bashkësi jashtë martesore me personin të miturën e cila është në mes të moshës katërmbëdhjetë – gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

“Kurse me datë 5 qershor, i pandehuri L.B., pas një mosmarrëveshje paraprake shkakton lëndime të lehta trupore e cila ka rezultuar me dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të dëmtuarës - së mitur, në atë mënyrë që pasi e mitura kërkon që të ndahet, i pandehuri L.B., e shtyn për muri të dëmtuarën dhe me rrip e godet dy tri herë në shpatullën e këmbës ashtu që e dëmtuara pëson lëndime të lehta”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, po ashtu ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, sepse nga përshkrimi i rastit ku i pandehuri përveç se në mënyrë të kundërligjshme ka jetuar me të miturën i njëjti edhe e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, pasojat që i sjellë kjo vepër penale janë të natyrës së rëndë dhe të drejtuar ndaj të miturës si viktimë e ndjeshme dhe e pa mbrojtur, nga sjellja e mëparshme e të pandehurit i cili e ka pranuar edhe vetë se ka qenë i paraburgosur për një vepër tjetër të natyrës së rëndë më herët, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri lihet në liri do të përsëris ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre me pasoja më të rënda si dhe lënia në liri në këtë fazë të procedurës do të kishte ndikim negativ në rrethin shoqëror ku jeton i pandehuri.

Artikuj të ngjashëm