Një muaj paraburgim i është caktuar L.A. për kanosjen e një zyrtari policor.
Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 4 tetor 2021, në një kafiteri në Ferizaj, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin-zyrtarin policor B.V.
“Në atë mënyrë që përderisa shoqërohet për në stacion policor nga ana e të dëmtuarit, meqë i njëjti paraprakisht kishte qenë duke konsumuar alkool në kafiteri gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, sipas masave anti-covid, i njëjti iu drejtohet me fjalë ‘ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhdukë, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen’, ashtu që kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim dhe ankth tek i dëmtuari”, thuhet në njoftim.
-
Paraburgim ndaj të dyshuarit që kanosi një gjyqtar në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim pasi kanosi ish-bashkëshorten
-
Paraburgim prizrenasit që kanosi zyrtarin policor
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për kanosje në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për kanosje të dëshmitarit të rastit “Brezovica”