Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit G:P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kanosur dy zyrtarë komunalë të Prizrenit.
Sipas njoftimit nga Gjykata, më 28 mars në orët e pasdites i ka kanosur dy zyrtarë komunalë S.T. dhe Ç.L., për shkak të një tenderi. Njoftohet se i njëjti është paraqitur në zyrat e komunës dhe menaxherin e projektit S.T. e ka kanosur me fjalët “kam me të vra para komunës, nuk ke me e gëzu pensionin”, ndërsa personit tjetër Ç.L. i cili është drejtor i Shërbimeve Publike i ka thënë se “nuk guxon me a ndërpre kontratën”.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, pasi që i pandehuri dyshohet se seriozisht ka kanosur personat zyrtar dhe atë lidhur me punën e tyre zyrtare, dhe këto rrethana tregojnë rrezikun se me lënin në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale apo të kryejë vepër penale edhe më të rëndë ndaj të dëmtuarve ndaj të cilëve është kanosur, andaj caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kanosjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj
-
Një muaj paraburgim ndaj prizrenasit i cili kanosi vëllain dhe bashkëshorten e tij
-
Prizren, paraburgim të pandehurit për kanosje
-
Një muaj paraburgim ndaj gruas në Prizren që dyshohet se kanosi partnerin
-
Paraburgim prizrenasit që kanosi zyrtarin policor