Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit L.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 25.03.2021 në një lokal në Ferizaj, i pandehuri në bashkëkryerje me të miturin J.A. me dashje kanë përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarve L.B.1 dhe L.B.2., në atë mënyrë që përderisa të dëmtuarit ishin duke qëndruar në lokal, fillimisht i pandehuri ngritët nga tavolina e tij dhe shkon tek tavolina e të dëmtuarve L.B.1. L.B.2. dhe ku pas një fjalosje verbale i pandehuri me një mjet të fortë thikë e godet të dëmtuarin L.B.1. saktësisht në shpatull të majtë si dhe L.B.2. e me pas edhe i mituri shkon për të i ndihmuar të pandehurit L.B. ku si pasoje e këtyre goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim të miturit që theri një tjetër në oborrin e shkollës në Ferizaj
-
Paraburgim të pandehurve që tentuan të vrisnin një person në Ferizaj
-
Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë në tentativë në Ferizaj
-
Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj